FILIPINE - Super tajfuni Haiyan godet Filipinet, me erëra të forta, që kanë arritur një shpejtësi 300 kilometra në orë, dallgë gjigande, që kërcënojnë brigjet dhe shtëpitë.
Tajfuni Haiyan deri më tani është konsideruar më i fortë nga të gjithë ata që janë verifikuar këtë vit në planetin tonë, duke detyruar miliona njerëz të braktisin shtëpitë e tyre dhe duke u vendosur në vendstrehimet e caktuar nga qeveria.
Sipas informacioneve të para nga organet qeveritare, deri më tani viktimat e Tajfunit Haiyan janë 3 persona, por ky bilanc mund të rritet, në orët në vazhdim.
Presidenti Benigno Aquino, kishte paralajmëruar 12 milionë persona të cilët rrezikonin nga ky tajfun, duke përfshirë edhe banorët e Cebu, qyteti i dytë më i madh në vend, i cilësuar si zonë turistike dhe e goditur edhe muajin e kaluar nga tërmeti me magnitude 7,1 ballë të shkallës rihter.
Ndërkohë, është ndaluar trafiku ajror ku 200 fluturime janë anuluar, si edhe është pezulluar nisja e trageteve dhe e autobusëve. Çdo vit Filipine goditen nga 20 tajfunë me erëra të forta dhe me stuhi tropikale. Në vitin 2011, tajfuni Washi shkaktoi 1.200 të vdekur.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com