Filipine, manovra detare me aleatët mes tensioneve në rritje në Paqësor

Filipine, manovra detare me aleatët mes tensioneve në rritje në Paqësor

Forca të marinës nga Filipinet, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara filluan të hënën një stërvitje të përbashkët dy javore në Oqeanin Paqësor mes tensioneve të rritje në rajon.

Stërvitja me pjesëmarrjen e mbi 1800 trupave pason bllokimin nga Pekini javën e kaluar të qasjes së peshkatarëve filipinas në një zonë të kontestuar në Detin e Kinës Jugore, e cila tani kontrollohet nga Kina.

Stërvitjet e këtij viti, që po mbahen në pjesën jugore të ishullit Luzon, janë një përpjekje për të përmirësuar luftën kundër nëndetëseve, mbrojtjen ajrore dhe operacionet e kërkim-shpëtimit, thanë zyrtarët e forcave detare të Filipineve.

"Me këtë shfaqje force dhe angazhim aktiv të aleatëve dhe partnerëve tanë, stërvitja është më tepër se sa thjeshtë një përpjekje për përmirësimin e aftësive ushtarake", tha shefi i forcave detare të Filipineve, kundëradmirali Toribio Adaci në ceremoninë e fillimit të stërvitjes.

"Ky është një simbol i partneriteteve tona të qëndrueshme dhe angazhimit tonë të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Azi-Paqësorit", shtoi ai.

Në fjalën e tij, Zëvendës Admirali Karl Thomas, komandant i Flotës së Shtatë të Marinës Amerikane, tha: "Është e rëndësishme që të gjitha vendet të kenë të drejtën të lundrojnë dhe të operojnë pa frikë në Detin e Filipineve Perëndimore”.

Deti i Filipineve Perëndimore i referohet pjesës së Detit të Kinës Jugore, që Manila thotë se është pjesë e territorit të Filipineve. Në këtë stërvitje, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar dy anije ushtarake, ndërsa Britania, Kanadaja dhe Japonia, secila nga një. Stërvitja e organizuar nga Filipinet do të zgjas deri më 13 tetor.

Forcat detare të Australisë, Francës, Indonezisë dhe Zelandës së Re kanë dërguar vëzhgues dhe ekspertë në këtë stërvitje.

"Unë jam i bindur se asnjë agresor i mundshëm nuk duhet të ketë asnjë iluzion tjetër përveç faktit se ky është një grup i vendeve të forta, një ekip i fortë i forcave detare që lundron dhe vepron së bashku", shtoi Zëvendës Admirali amerikan Karl Thomas./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja