Elona Guri e LSI, Gazment Bardhit: Mos i jep gojës si b...! S'pranove të flisje kundër Suel Çelës, dole garant i bandave në Elbasan

Elona Guri e LSI, Gazment Bardhit: Mos i jep gojës si b...! S'pranove të flisje kundër Suel Çelës, dole garant i bandave në Elbasan

Një deklaratë  “shpërthyese” ka ardhur nga anëtarja e LSI-së Elona Guri për deklaratën e Gazment Bardhit. Ky i fundit është shprehur se ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit.  

 “Mos i jep gojes siç i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk te qaste njeri në zyrë. Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyrën e Bashës se si ti kishe bërë marrëveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti dojë mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave s do ishe minister I brendshem . Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëjë konferencë shtypi kundër Suel Çeles.”, shkruan Guri në Facebook.

Në postimin e Gurit është përmendur edhe Suel Çela një moment ku Bardhi ka refuzuar të bëjë një përballje me të, pasi e akuzoi si të angazhuar në mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD-së. Reagimi i Gurit erdhi pas deklaratave të Bardhit në “Open”. Bardhi ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit, ku tregoi se i kanë ofruar 15 mandate të sigurta, por kanë refuzuar, pasi pretendonin se do të fitonin të vetëm deri në 34 karrige në parlamentin e Shqipërisë. Bardhi shprehet se nisur nga fakti që ka qenë gjatë gjithë kohës në terren, ishte i bindur se në Elbasan LSI-ja nuk merrte as 3 mandate, por shtoi se pavarësisht kësaj, kurrsesi nuk mund ta detyronin që të dilnin me një listë të përbashkët në 25 prill.

Megjithatë, kjo deklaratë ka sjellë menjëherë reagimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila e ka kundështuar, duke e cilësuar si mashtrim pervers.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj