FILIPINE - Një person i armatosur ka hapur zjarr duke vrarë 5 persona dhe plagosur 11 të tjerë. Policia ka raportuar se mes viktimave ishin një grua shtatzënë dhe një vajzë shtatë vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një treg në zonën rezidenciale të Kawit 40 kilometra nga pjesa jugore e kryqytetit të Manilës.

Ndërkohë po kërkohet dhe një person tjetër që ka bashkëpunuar me vrasësin duke i dhënë një tjetër armë me të cilën kreu krimin.

Zyrtarët bëjnë të ditur se vrasësi ka qenë i pirë dhe gjeti vdekjen në shtëpinë e tij pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe tij.

Sipas shifrave të policisë filipine rreth 1.2 milionë armë zjarri janë regjistruar vitin e kaluar ku gjysma e tyre rezultojnë pa leje armëmbajtje.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)