Fillim ëndrrash, Shqipëria mund
Portugalinë,Bala shënon euro gol

Fillim ëndrrash, Shqipëria mund<br />Portugalinë,Bala shënon euro gol
E pabesueshme, por e vërtetë, Shqipëria mund Portugalinë. Kuqezinjtë e nisin me këmbë të mbarë edicionin e eliminatoreve të kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë në 2016 duke mundur Portugalinë me rezultatin 0-1 në Averio. Heroi i ekipi kuqezi është shkodrani Bekim Bala që shënoi një super gol në minutën e 53 pas një krosimi nga Roshi.

Strategu italian që drejton kombëtaren shqiptare fiton ‘luftën’ me kundërshtarin e tij Paulo Bento duke fituar sfidën taktike. Me këtë fitore Shqipëria ngjitet në kuotën e 3 pikëve duke kryesuar së bashkë me Danimarkën, ndërsa Portugalia dhe Armenia mbeten në kuotën e zero pikëve.
SHQIPERIA
Fitorja u festua edhe në rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë me entuziazëm. Në rrugët e kryeqytetit pas vërshëllimës së fundit të arbitrit francez të ndeshjes filloi festimi i suksesit të ekipit kombëtar të futbollit.

Pjesa e parë e ndeshjes ka folur e gjitha për Portugalinë, e cila u zhvendos e gjitha në gjysmëfushën shqiptare duke kërkuar me ngulm golin e avantazhit. Fillimisht ishte Nani që rrezikoi për portugezët, por portieri Berisha ishte në kohën dhe vendin e duhet duke neutralizuar rrezikuan.
SHQIPERIA
15’ e para ishin mjaft të mira për vendasit që kontrolluan gjithçka, por goli mungoi falë edhe rreshtimit të mirë që vendosi De Biasi para portës. Për të rrezikuar portën portugeze, Shqipëria kujtohet vetëm pas minutës së 30 me një goditje dënimi nga Xhaka, por pa problem për gardianin kundërshtar.
SHQIPERIA
5 minuta nga fundi kapiteni, Nani rrezikon përsëri portën kuqezi duke lëshuar një silurë nga jashtë zone, e cila devijohet nga mbrojtja nga këndi. Por Shqipëri kishte rastin më të mirë për të shënuar në minutën e fundit, teksa Roshi me një kalim të bukur nga e djathta jep një top të bukur në zonë për Balën, i cili nuk arrin në kohë të godasë duke humbur rastin e pastër për të shënuar.

Pas 2’ shtesë 45’ e para mbyllen në barazim, por me një kosto për Shqipërinë, pasi u ndëshkua me kartonë të verdhë, Xhaka, Abrashi dhe Roshi.

Fraksioni i dytë nis në sulm për kuqezinjtë pas këshillave të De Biasit në dhomat e zhveshjes. Në të 48’ në një aksion pa pretendime të miqve, mbrojtja vendasve vendoset në vështirësi nga Roshi që lëviz shpejt nga e djathta duke harkuar një top në zonë për Balën, por ky i fundit ashtu sikurse edhe në fundin e pjesës së parë ishte më një kohë vonesë duke mos arritur ta devijojë, topi largohet nga mbrojtja nga këndi, por për pak sa nuk shënojnë autogol.
SHQIPERIA
Megjithatë minutat e mira vazhdojnë për ekipin kombëtar që në minutën e 53’ pas një aksioni model vendos heshjen në stadium duke shënuar golin e avantazhit. Roshi triblon dhe kroson në zonë për Balën, i cili realizon një kthesë të bukur duke lëshuar një predhë me të djathtën duke ndalur topin në rrjetë. Shqipëria e tëra në festë pas golit, ndërsa Bala vrapon drejt Pepes duke i kërkuar fanellën, mbrojtësi i Realit edhe pse i trishtuar nga goli pranon me buzëqeshje.
shqiperia
Në minutat në vazhdim të pjesës së mbetur të fraksionit të dytë, Shqipëria u vendos mjaft mirë në mbrojtje duke mos lejuar prekjen e rrjetës falë edhe portierit Berisha, i cili ndali të gjitha goditjet drejto portës kuqezi. Portugalia tentoi me të gjitha mënyrat për të barazuar, por edhe pas kohës së rregullt dhe minutave shtesë Shqipëria qëndroi e pamposhtur.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin