‘Fillim i luftës civile në Rusi’, mercenarët e Wagner-it i marrin peng kolonelin e njohur Putinit

‘Fillim i luftës civile në Rusi’, mercenarët e Wagner-it i marrin peng kolonelin e njohur Putinit

Tensionet mes grupi grupit mercenar ‘Wagner’ dhe ushtrisë ruse, janë përshkallëzuar, ndërsa media britanike Daily Mail e quan këtë situatë nisjen e luftës civile ruse.

Sipas medias britanike mercenarët e ‘Wagner’ thanë se kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit.

Koloneli i kapur rob doli në një video të postuar nga grupi Wagner, në të cilën ai pranoi 'fajësinë' e tij dhe pranoi se ishte i dehur e prandaj qëlloi në drejtim të një automjeti të Wagner.

Kjo vjen pas akuzave të ‘Wagner’ se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre.

Mercenarët e ‘Wagner’ kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme.

Por suksesi i grupit ‘wagner’ ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka nisur disa sulme verbale ndaj udhëheqësve ushtarakë të Putinit.

Ai i ka akuzuar ata se kanë urdhëruar trupat e tyre të tërhiqen nga pozicionet e tyre dhe kanë lënë luftëtarët e Wagner të pambrojtur në vijën e frontit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale