1767698537_1756891182pallatielizeneparis.JPG

Samiti për Paqen në Ukrainë mbart një rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë dhe politikën ndërkombëtare, sidomos në pikën aktuale kur negociatat për një marrëveshje paqeje në Ukrainë i kanë afruar më shumë palët negociuese. Report Tv ka mësuar se delegacioneve të 35 shteteve që do të jenë pjesmarrëse, përfshirë edhe Shqipërinë, u është kërkuar zyrtarisht që të marrin disa masa paraprake, sidomos disa që kufizojnë ndjeshëm komunikimin e liderëve me jashtë. 

Siguria, organizatorët: Në sallë nuk do lejohen celularët, mundësisht mos i merrni

Organizatorët francezë, u kanë kërkuar delegacioneve të marrin masa paraprakisht pasi, celularët në sallën ku do të mblidhen liderët, nuk do të lejohen. Në Pallatin Elize sigurisht, do të ofrohen vende të posaçme ku pajisjet mund të lihen përpara hyrjes në sallë, por delegacionet inkurajohen që mundësisht të mos i marrin pajisjet celulare me vete. Gjithashtu, delegacionet janë njoftuar, se valët e komunikimit do të bllokohen për këto pajisje. 

Axhenda e Samitit/ Vetëm takime fizikisht, asnjë pjesmarrës online

Liderët sipas organizatorëve, do të kenë mundësi të shoqërohen nga dy persona, të cilët formojnë delegacionin. Samiti do të jetë i ndarë në dy sesione. Tek i pari do të diskutohen garancitë e sigurisë për Ukrainën ndërsa në sesionin e dytë do të diskutohen granci per prosperitetin e Ukrainës, pas përfundimit të luftës. Të gjithë liderët pjesmarrës në këtë Samit, kanë qenë të detyruar të jenë fizikisht në Pallatin Elize dhe të mos marrin pjesë siç ndodh shpesh nëpërmjet videokonferencës. Kjo, për arsye sigurie dhe konfidencialiteti ndërsa masa nxjerr në pah rëndësinë e informacioneve që do të diskutohen në Samit dhe synon uljen e mundësisë për rrjedhje informacionesh në media etj. 

Liderët do të nisin të mbërrijnë në Pallatin Elize rreth orës 14.30. Në orën 15.00 pritet të kryhet një foto familjare, ndërsa samiti do të drejtohet nga Presidenti i Francës Emanuel Macron, Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky dhe Kryeministri britanik Keir Starmer. Pas tyre, fjalën pritet ta marrë delegacioni amerikan që kryesohet nga emisari special i Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i Presidentit amerikan Jared Kushner. Samiti do të përmbyllet me një deklaratë publike. 

 


Lajmi kryesor:

Samiti i Vullnetmirëve në Paris/ Zelensky, Macron dhe Starmer nënshkruajnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë: SHBA-të do të mbikëqyrin armëpushimin! Edhe Rama në takim