Tensionet mes grupi grupit mercenar ‘Wagner’ dhe ushtrisë ruse, janë përshkallëzuar, ndërsa media britanike Daily Mail e quan këtë situatë nisjen e luftës civile ruse.
Sipas medias britanike mercenarët e ‘Wagner’ thanë se kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit.
Koloneli i kapur rob doli në një video të postuar nga grupi Wagner, në të cilën ai pranoi 'fajësinë' e tij dhe pranoi se ishte i dehur e prandaj qëlloi në drejtim të një automjeti të Wagner.
Kjo vjen pas akuzave të ‘Wagner’ se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre.
Mercenarët e ‘Wagner’ kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme.
Por suksesi i grupit ‘wagner’ ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.
Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka nisur disa sulme verbale ndaj udhëheqësve ushtarakë të Putinit.
Ai i ka akuzuar ata se kanë urdhëruar trupat e tyre të tërhiqen nga pozicionet e tyre dhe kanë lënë luftëtarët e Wagner të pambrojtur në vijën e frontit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Maj, 10:15
PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?
-
Po
37.8%
-
Jo
55.6%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 90
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Dronët ukrainas sulmojnë rajonin Kursk të Rusisë, 10 persona të plagosur
31 Maj, 07:44
-
Ministri i jashtëm turk në Ukrainë: Moska dhe Kievi duan armëpushim, po negociojmë
30 Maj, 14:05
-
Agjencia Ruse e Spiunazhit akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës
29 Maj, 18:36
-
Rusia kërkon raund të ri negociatash me Ukrainën në Stamboll! Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz
29 Maj, 14:24
-
Merz: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku armë me rreze të gjatë
28 Maj, 19:55
-
Lufta/ Propozimi i Moskës: Takim me Ukrainën në Stamboll më 2 qershor! Trump: Brenda 2 javësh do të dimë nëse Putini po tallet me ne
28 Maj, 19:34
-
Negociatat me Rusinë/ Zelensky: Gati për takim trepalësh me Trump dhe Putin
28 Maj, 14:06
-
Putin, kusht për paqen në Ukrainë! Kërkon ‘firmën’ e fuqive perëndimore për të ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes
28 Maj, 12:10
-
Trump: Pa mua Rusisë do t’i ndodhnin gjëra të këqija! Medvedev: Njoh vetëm një të keqe, ‘Luftën e 3 Botërore’
27 Maj, 22:48
-
‘Paqja kërkon kohë’, Moska sulmon Berlinin: Do të fundoset në gropë me Kievin! Raketat Taurus do të digjen si shkrepëse
27 Maj, 15:04
-
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
27 Maj, 13:35
-
Trump i zhgënjyer me Putin, media amerikane: Mund të vendosë sanksione ndaj Moskës këtë javë
27 Maj, 09:15