TIRANE- Edhe këtë vit gjimnazet e Tiranës do të bëjnë mësim me turne, por drejtuesit e shkollave më të kërkuara të Tiranës, po tentojnë të ulin numrin mbingarkesën në klasa. Një ndër gjimnazet më të preferuara në kryeqytet, shkolla “Sami Frashëri” u ka dhënë fund radhëve të gjata për t’u regjistruar në këtë shkollë. Drejtoria ka vendosur një sistem të ri për regjistrimin e nxënësve të rinj, ndërsa këtë vit do te pranojë më pak nxënës se një vit më parë.
 
Mjaft të kërkuara në këtë shkollë janë edhe klasat e gjermanishtes, ku fituesit janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të zhvilluar në muajin qershor.
 
Për të gjithë nxënësit që janë në shkollat jashtë juridiksionit të këtij gjimnazi, është krijuar një seksion i veçantë, të cilët do të kenë mundësi të regjistrohen, sipas rendit kronologjik kur janë paraqitur, vetëm nëse ka vende bosh në përfundim të regjistrimit të atyre që vijnë nga 4 shkollat që janë nën varësinë e “Sami Frashërit”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)