'Filloi stuhia...' Veriu i Mitrovicës në artikujt e propagandës serbe në stilin rus

'Filloi stuhia...' Veriu i Mitrovicës në artikujt e propagandës serbe në stilin rus

Faqet kryesore të mediave në Serbi

“Psikopati nga Prishtina...”, “Filloi stuhia e Kurtit...”, “Kurti sulmoi serbët...”, “I ashtuquajturi kryeministër i Kosovës Albin Kurti, ka vendosur që të fillojë luftën...”. Këta janë vetëm disa nga kryetitujt e një ditë të vetme të gazetave të shtypura si dhe online në Serbi, në raportimet e asaj çfarë po ndodhë në Mitrovicën e Veriut.

Raportimet e tyre janë shumica me informata të rreme, dhe stili i prodhimit të tyre është komplet propagandë ruse e stilit që e kemi parë së fundmi në luftën e Ukrainës.

Serbia dhe mediat pro-qeveritare atje po e paraqesin situatën si një “Ukrainë të vogël” kur populli serb është i pambrojtur dhe se për këtë nevojitet ndërhyrja ushtarake e Serbisë. Kjo natyrisht nuk është e vërtetë. Le t’i krahasojmë faktet dhe propagandën.

Faqja e parë e tabloidit serb 'Alo!'

Çka ka ndodhur?

Pas marrëveshjes se targave në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, ku është kërkuar që serbët në veri të vendit të mos bartin më targat me emërtime të qyteteve kosovare me emërtime serbe, qytetarët serb të cilët punonin në institucionet e Kosovës, duke përfshirë deputetët dhe policët kanë dhënë dorëheqje.

Dy javë më parë, deputet të rinj serbë u betuan në Kuvendin e Kosovës, për t’i zëvendësuar ata që dhanë dorëheqje, por e njëjta nuk ndodhi më kryetarët e komunave në veri të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), shpalli datën se kur do të mbahen zgjedhjet lokale në veri, për të zëvendësuar kryetarët e dorëhequr, mirëpo në momentin e fillimit të punës në një zyre në veri të Mitrovicës, disa persona të maskuar sulmuan zyrën e KQZ-së, më granata dore.

Hedhja e këtyre granatave solli edhe lëshimin e alarmit të qytetit, i cili përdoret për mbledhjen e qytetarëve serb në sheshin Car Lazari. Gjatë tërë natës ka pasur shpërthime të shumta në tërë qytetin, shpërthimet kanë ardhur nga shok-bombat, mjetet piroteknike si dhe granatat e dorës.

Faqja e parë e tabloidit serb 'Blic'

Që nga ajo ditë tensionet vetëm se janë rritur, ndërsa mungesa e policisë vetëm se e ka lehtësuar hudhjen e mjeteve të ndryshme shpërthyese në rrugë.

Në veri është duke patrulluar KFOR-i së bashku më EULEX-in si dhe disa policë të Kosovës të cilët janë të vendosur në Mëhallën e Boshnjakëve e njohur ndryshe edhe si zona ku banojnë shqiptarët.

Ndërsa rrugët të cilat të dërgojnë tek pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë, janë të bllokuara më mjete të rënda pune. Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka paralajmëruar ndonjë aksion për largimin e këtyre barrikadave.

Ajo se çfarë është duke i hedhur benzinë tërë ngjarjes është raportimi i mediave.

Faqja e parë e tabloidit serb 'Kurir'

Çka po raportohet dhe propagandohet?

Në një artikull të publikuar nga Kosova 2.0, sa i përket raportimit mbi atë se çfarë është duke ndodhur në veri, del se mediat serbe bëjnë të paktën pesë lajmërime për luftë brenda ditës.

“Psikopati nga Prishtina”, “Filloj një Stuhi”, “Ushtria dhe policia e stuhisë së Kurtit janë gati për t iu përgjigjur kërcënimeve të tmerrshme”, “Kthimi i ushtrisë dhe policisë serbe është i mundur në tre raste dhe me miratimin e KFOR-it”, “Kurti sulmoi serbët, i ashtuquajturi kryeministër i Kosovës Albin Kurti, ka vendosur që të fillojë luftën.”

Këta janë vetëm disa nga kryetitujt e një ditë të vetme të gazetave të shtypura si dhe online. Mediat serbe në vazhdueshme janë duke bërë thirrje për luftë si dhe në mënyrë të orkestruar janë duke bërë thirrje raciste dhe fashiste kundrejt shqiptarëve.

Fjala –siptari-, e cila përdoret si ofendim ndaj shqiptarëve është duke zënë vend në artikujt e këtyre gazetave si dhe në prononcimet për media të politikanëve. Thirrjet për luftë nuk mbarojnë më kaq, dje pas mbledhjes së Këshillit të sigurimit serb, hashtagu në Twitter, nga katër mijë lajme të cilat ishin të lidhura më Serbinë ka shkuar në 11 mijë postime.

Madje aty janë shpërndarë edhe video të ndryshme të ushtrisë serbe me pretekstin se janë duke u nisur drejt kufirit më Kosovën. Propaganda e madhe serbo-ruse, ka përfshirë edhe aplikacionin Telegram, i cili është një rrjet social për rusët.

Aty janë bërë thirrje që lufta të fillojë, dhe president serb është konsideruar si jo mjaftueshëm –burrë-, pasi që ka frikë Perëndimin. Shpërndarja e informatave të tilla ka ngjallur shqetësim kryesisht tek shtresat e varfra të popullsisë të cilët nuk dëshirojnë të behën pjesë e ndonjë konflikti për arsye ekonomike.

Më mirë nuk qëndrojnë as televizionet ku analistë të ndryshëm vazhdimisht janë duke i “hiperbolizuar” faktet të cilat janë duke ardhur nga veriu, duke fajësuar shqiptarët se janë duke krijuar incidente dhe fajësuar qytetarët serb./Nacionale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë