Fillon Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Jazz në Tiranë, grupi austriak: Jemi të kënaqur, do vijmë sërish në Shqipëri

TIRANE- Me muzikë jazz edhe tekste të këngëve të vjetra austriake dhe gjermane për pijanecët, fermerët, ushtarët dhe sidomos për dashurinë bën për vete mbrëmjen e djeshme publikun kryeqytetas. Dy grupet që interpretuan në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it ishin grupi austriak edhe multi-artisti izraelit. Pianisti Gent Rushi edhe kompozitori Mike Del Ferro bën hapjen e festivalit. 
 

Jam shumë i kënaqur që kthehem sërish në këtë festival shumë të bukur, për herë të tretë, që bëhet në Shqipëri me muzikë nga e gjithë bota

Mike del Ferro, pianist dhe kompozitor

Anëtarët e grupit Austriak ndalën tek përvoja e tyre në Shqipëri 
 

Në fakt është pak surpizuese, që të luash muzikë për njerëz që e dëgjojnë për herë të parë. Ne e luajmë këtë muzikë se mendojmë se duhet ruajtur.

Bryan Benner - mandolinë, vokal, kitarë
 

Përsa i përket teksteve ato janë ruajtur. U përmbahen shumë teksteve origjinale austriake edhe gjermane. Ne kemi bërë punë kërkimore ose i kemi mësuar nga gjyshet”

 Raphael Widmann - violinë, vokal

Shqipëria më duket shumë e bukur, më vjen shumë keq që jemi shumë pak këtu, na pëlqen vendi edhe ushqimi. Është bukur do të vijmë sërish patjetër”.

David Stellner - kitarë, vokal

Ky është edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it. Në të prezantohen dhjetë grupe muzikore nga Europa dhe ShBA. Festivali vazhdon deri në datë 28 korrik. Hyrja është e lirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë