Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se ka nisur puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit.
“Shtëpia e familjes Allaraj është një ndër 200 banesat individuale në grupin e parë që do të rindërtojmë me ndihmën e qeverisë. Tirana ngrihet bashkë! Forca”, thekson Veliaj në mesazhin e tij.
Bashkia e Tiranës thotë se krahas rindërtimit të rreth 800 shtëpive nga e para ka marrë përsipër dhe rindërtimin e disa pallateve të dëmtuara si dhe ka filluar dhënien e dëmshpërblimeve të plota për mijëra familje që pësuan dëme më të lehta.
Komento
Komente











