PRISHTINË, 22 Janar/ATSH/.- Qeveria e Kosovës ka hedhur hapat e para për rivënien në funksionim të aeroportit të Gjakovës, duke hapur konkursin për drejtor të kësaj ndërmarrje publike.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila, e cila shkruan se konkursi për drejtor të aeroportit të Gjakovës, është edhe hapi i parë i riaktivizimit të këtij aeroporti, transmeton KosovaPress.
Përmes këtij publikimi, Kusari - Lila ka bërë thirrje edhe për kandidatët e përgatitur që të aplikojnë për këtë vend pune.
Ky konkurs, së bashku me kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, mund të gjendet edhe në faqen e Qeverisë së Kosovës. Afati i konkursit është i hapur prej datës 19 janar 2015 deri më datën 18 shkurt 2015./m.m/












