Ka filluar këtë të hënë Turi i Shqipërisë në Çiklizëm. Ceremonia e hapjes u zhvillua në orën 10:45 në sheshin "Italia" në Tiranë, me eventin që është ndërkombëtar dhe marrin pjesë 150 sportistë dhe 15 ekipe nga disa vende të botës.
Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, i njohur ndryshe si Turi i Shqipërisë, zhvillon këtë vit edicionin e tij të 80-të. Gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, e cila prej disa vitesh është pjesë e kalendarit ndërkombëtar, do të përshkojë plot 754 km gjatë 5 etapave të saj, që i marrin 15 skuadrat pjesëmarrëse, nga të cilat 12 janë ndërkombëtare, përgjatë itinerarit Tiranë - Lushnjë - Elbasan - Vlorë - Përmet, duke e mbyllur në finishin tradicional të Fierit.
Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit.
Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itinerare të gjata në disa nga akset rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.
Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë:
Etapa e parë / Tiranë – Dushk – Krrabë 146 km
Etapa e dytë / Tiranë – Lushnjë – Elbasan 157 km
Etapa e 3-të / Elbasan – Vlorë 143 km
Etapa e 4-t /Vlorë – Mbrostar – Përmet 185 km
Etapa e 5-të / Përmet – Fier 123 km
Totali: 754 km
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
62.4%
-
Mjaftueshëm
29.9%
-
S'kam mendim
7.7%
Vota total: 998
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/ Risitë e procesit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për Diasporën
8 Janar, 15:55
-
Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin
8 Janar, 15:05
-
Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr
8 Janar, 14:56
-
Drejt gjykimit, SPAK përforcon dosjen '5D' me 2 prokurorë
8 Janar, 12:25
-
Fluturime direkte me Izraelin, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve! Hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe biznes
8 Janar, 11:36
-
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
8 Janar, 10:05
-
Tiranë/ Shiste lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari! Kur pa policinë tentoi të shpërbënte dozën e kokainës! Kishte 800 gr me vete (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 09:21
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Merr hak për sherrin e bujshëm në Palasë, biznesmeni dhe 5 nga fisi dhunë barbare 48-vjeçarit në berberhane në Tiranë (PAMJET)
7 Janar, 15:46
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Mashtrim me investimet në bursa, arrestohen pronari dhe administratori Call Center-it! 3 në hetim (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 14:52
-
Tiranë/ Rama inspekton kantierin e godinave qeveritare në Sauk: Do akomodohen agjencitë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike
7 Janar, 12:55