Një filmim kushtuar lidërit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, po instalohet në ekranet elektronike të sheshit të famshëm të Nju Jorkut, Times Square.
Nisma është organizuar nga Tribeca Film Institute, një organizatë artistike e themeluar nga aktori Robert De Niro i cili ishte i pranishëm në momentet e instalimit të filmimit prej tre minutash.
Dy nipërit e Mandelës kanë punuar me një grup regjisorësh për të zgjedhur deklaratat më të famshme të Nelson Mandelës.
Filmi do të transmetohet në ekranet e Times Square për të celebruar 95-vjetorin e lindjes së liderit anti-aparteid në korrik.
Mandela u bë presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut në vitin 1994 pasi kaloi 27 vjet në burg për luftën e tij kundër sundimit aparteidit racist, dhe ka marr Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com