Filmi 'The Wolf of Wall Street', me protagonist Leonardo Di Caprion, i cili fitoi çmimin aktoi më i mirë në Golden Globe dhe po shfaqet në kinematë shqiptare që prej 2 janarit 2014 që bazohet në një histori të vërtetë, ka një histori më komplekse se kaq. Në fakt bëhet fjalë për ngjarjen e vërtetë në të cilën është bazuar ky film, dhe jo për aktorët protagonistë, por për ata të vërtetët.
Jordani Belfort është personazhi kryesor që interpretohet nga Leonardo Di Caprio. Jordani Belfort është një biznesmen i përfshirë në skemat mashtruese të investitorëve. Ai i bënte të gjitha "pisllëqet" e tij bashkë me partnerin Tom Prousalis.
Është pikërisht vajza e këtij të fundit(Tom Prousalis) ajo që ka shpjeguar gjithçka në një letër të hapur., duke kritikuar të gjithë ata që përdorin skemat mashtruese të parave dhe shkatërrojnë jetën e njerëzve të tjerë.
Vajza Christina McDowell shpjegon në letër se ishte e detyruar që të ndryshonte mbiemrin për shkak se babai(Tom Prousalis) kishte përdorur identitetin e saj në çështjet e biznesit për të pastruar paratë.
Në fund, e gjithë historia përfundon në mënyrë të trishtë, i ati i saj përfundon në burg dhe i lë asaj borxhe të mëdha(rreth 100 mijë dollarë) për shkak të skemave mashtruese.
Në letrën e saj përmendet gjithashtu edhe Shqipëria. Ajo thotë se i ati i saj është duke bërë biznes me qeverinë shqiptare.
Christina sqaronte edhe faktin se babai ishte martuar me një përkthyese shqiptare 30 vjeç, më të re në moshë se vetë ai.
Partneri i babait të saj, Jordani Belfort u dënua në vitin 1998 për pastrim të parave. Ai qëndroi në burg për 22 muaj dhe u detyrua të paguajë 110.4 milionë dollarë për humbjet e shkaktuar.
Kurse i ati i saj u deklarua fajtor për akuzat e mashtrimit të parave në vjeshtë të 2004.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com