Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar.
“Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.
Filmi "Zgjoi" është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Ta luash dhimbjen e Fahrijes
Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj.
Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti sukses të jashtëzakonshëm futjen në listën e ngushtë për nominim të filmit "Zgjoi". Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.
Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.
Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15%
-
Jo
76.4%
-
Nuk kam mendim
8.6%
Vota total: 1180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova feston Pashkët mes thirrjeve për stabilitet dhe dialog, Ipeshkvi Dodë Gjergji: Të jemi më të përgjegjshëm për të ruajtur sigurinë e vendit!
5 Prill, 12:59
-
Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente: Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!
4 Prill, 20:06
-
Pasi denoncoi ndotjen e lumit Drin në Kuvend, Koçeku jep lajmin: Ministritë e Mjedisit në Shqipëri e Kosovë firmosën memorandum për shpëtimin e tij (VIDEO)
4 Prill, 18:25
-
Sot i përfundon mandati/ Gazetari për Report Tv: Vjosa Osmani do të zbresë në terren për t’u përballur me Kurtin! Do bëjë koalicion me LDK-në
4 Prill, 15:07
-
Tragjedi në sportin e Kosovës, futbollisti veteran humbet jetën gjatë ndeshjes së Kupës
4 Prill, 12:51
-
Kosovë/ Osmanit i përfundon mandati, i dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu! Thirrja e përbashkët: Kuvendi ta zgjedhë sa më parë Presidentin
4 Prill, 09:02
-
Punonjësja e OSBE-së spiune në Kosovë, prokuroria: I dha Serbisë të dhëna sensitive
3 Prill, 16:56
-
Ministri Salla në Kosovë: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e sektorit bujqësor
3 Prill, 12:27
-
Kosovë/ Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh
2 Prill, 15:40
-
Eksodi i 1999-ës, LDK-ja propozon ngritjen e një memoriali në Prizren për solidaritetin e Kukësit
2 Prill, 11:07
-
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së, seanca në Hagë shtyhet në 14 prill
1 Prill, 21:04
-
Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, ende asnjë konsensus mes partive politike për një emër
1 Prill, 18:02