Filmi 'Burri i Shtëpisë' i regjisorit Andamion Murataj siguron mbështetje ndërkombëtare, historia e burrneshës që duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë

Filmi 'Burri i Shtëpisë' i regjisorit Andamion Murataj siguron mbështetje ndërkombëtare, historia e burrneshës që duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë

Andamion Murataj

Regjisori shqiptar Andamion Murataj po punon mbi filmin e titulluar ‘Man of the House’ (Burri i Shtëpisë) që nisi prodhimin më 15 shkurt. Filmi që zgjat 110 minuta përqendrohet në historinë e Fran, një personazh kompleks e cila ka lindur si grua por bën jetën si një burrë apo e thënë ndryshe ‘burrneshë’ beqare.

Për t’i dhënë dashurinë e nënës mbesës së saj, Fran duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë nëse do të vijojë të ruajë statusin si burrneshë apo të ulë autoritetin dhe të rilidhet me ndjenjat femërore të nënës.

“Qëllimi im është të vë në lëvizje një film që tregon historinë tronditëse të një personazhi autentik, i cili duhet të përballet me identitetin e saj gjinor dhe të pësojë ndryshime të jashtëzakonshme të kundërta në një shoqëri shqiptare që ndryshon me shpejtësi”, tha Murataj për Cineuropa.

Man of the House’ po xhirohet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ky është projekti i parë me metrazh të gjatë që realizohet në bashkëpunim më Zyrën e Filmit Tirana dhe Agjencinë e Industrive Kreative të Bashkisë së Tiranës. 

Pas mbështetjes së Qendrës Kombëtare Shqiptare të Kinematografisë, grupi i produksionit Lissus Media ka arritur të sigurojë bashkëpunimin më të gjerë ndërkombëtar deri më sot për një film shqiptar duke nisur nga Palomar e Italisë, Ellly Films e Austrisë, Akran e Greqisë së bashku me një grup kompanish të tjera ballkanike si Peglanje Snova e Kroacisë, Thumbs Up e Kosovës dhe Manufactura e Maqedonisë së Veriut. 

Filmi po merr mbështetje edhe nga Eurimages dhe do të jetë një nga produksionet e para shqiptare me certifikatë të gjelbër.

Regjisori Murataj punoi si bashkë-skenarist dhe bashkëproducent në filmin artistik The Forgiveness of Blood (Falja e Gjakut) në vitin 2011, me regji të Joshua Marston , për të cilin fitoi çmimin për skenarin më të mirë në Berlinale.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja