Tirane - Regjisori Bekim Guri do të jetë pjesë në festivalin e filmit në Mumbai të Indisë. Ai  ka uruar të gjithë njerëzit që kanë punuar në këtë film nepermjet rrjetin social Facebook,  Filimi "Heshtje" i takon metrazhit të shkurtër me kohëzgjatje prej 6 minutash dhe trajton temën e luftës së vitit 1999 në Kosovë. Në film luajnë aktorët Bislim Muçaj, Xhevdet Doda, Mevlud Osmanaj, Fitore Broqi, Fisnik Syka, Vedat Haxhislami dhe Kushtrim Qerimi. Ky film deri më tani ka udhëtuar në më shumë se 50 festivale ndërkombëtare duke u kthyer edhe me shumë cmime. "Heshtje" është filmi më i mirë kombëtar në festivalin e filmit të shkurtër dhe dokumentar "DokuFest". /ATSH/