Mbrëmja e djeshme shënoi edhe natën e parë të Filmit të Festivalit të Kanës në jug të Francës. Festivali u hap me premierën e filmit francez Le Deuxieme Acte (Akti i dytë).
Shumë yje si Meryl Streep, Eva Green, Léa Seydoux, Jane Fonda, Lily Gladstone, Heidi Klum kaluan në tapetin e kuq, por ai që tërhoqi më shumë vëmendje ishte qeni i famshëm Messi.
Së bashku me trajneren e tij, Laura Martin Contini, ai ngjiti shkallët në Palais des Festivals dhe duke ngritur putrat e përparme përshëndeti të ftuarit si një yll i vërtetë.
Qeni Messi u bë i njohur nga filmi 'Anatomy of a Fall'.