Pas rrugëtimit në disa festival ndërkombëtare, filmi debutues si regjisore i Angelina Jolie, “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, (In the land of blood and honey), prek Tiranën.
Pas rrugëtimit në disa festival ndërkombëtare, ndër më prestigjozët në botë, pas premierës botërore dhe shfaqjes në Sarajevë dhe Beograd, filmi debutues si regjisore i Angelina Jolie, “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, (In the land of blood and honey), prek Tiranën. Prej kësaj të premteje, filmi do të nisë të shfaqet për publikun shqiptar në dy sallat e rrjetit të kinemave “Imperial” në kryeqytet, do të sjellë një histori të ndodhur mjaft pranë nesh.Një histori dashurie në kohë lufte që ka marrë vite nga jeta e Jolie për t’i shkruar, pasi ajo ka dashur të realizojë vetë edhe skenarin e të tregojë ngjarjet sipas vështrimit të saj.