Bujar Kabashi, producent i filmit, e ka cilësuar këtë si një kapërcim kinematografik, pasi deri më tani nuk ka pasur shitje të filmave kosovarë për distributorë ndërkombëtarë. “Premium Films” do të vazhdojë me promovimin e filmit “Ballkoni” nëpër festivale të ndryshme të filmit dhe, në intervalin kohor pesëvjeçar sa ç’vlen kontrata, është autorizuar të merret me shitjen dhe shfaqjen e filmit “Ballkoni” nëpër kinema, DVD, Blu-Ray dhe platforma VOD në tregun botëror, përveç Kosovës dhe Shqipërisë.
“Premium Films” e ka selinë në Paris dhe merret me shpërndarjen e filmave të të gjitha metrazheve dhe zhanreve. Në tregun e filmit njihen si ekspertë të shpërndarjes dhe shitjes së filmit të shkurtër.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)