Filmi “E bukura dhe bisha”, arrin një
milliard dollar të ardhura për një muaj

Filmi “E bukura dhe bisha”, arrin një<br />milliard dollar të ardhura për një muaj
Filmi i Disney, “E bukura dhe bisha”, ka tejkaluar të ardhurat miliardere duke u futur në listën e filmave që kanë mbledhur më shumë të ardhura në historinë e Hollywood.

Premiera e këtij filmi ishtë 16 mars 2017 dhe kishte si protagonistë Emma Watson dhe Dan Stevens.

Filmi ka shënuar rekord në të gjithë botën ku 436 milionë dollarë janë fituar në SHBA dhe 557 të tjerë në kinematë botërore.

Në listën e filamve miliarderë, 14 tituj nga 29 janë vepra të Disney.

Përveç Dan Stevens dhe Emma Watson në rolet e Bishës dhe të Bukurës, gjejmë edhe Luke Evans në atë të Gaston, Emma Thompson në atë të Mrs. Bric, Kevin Kline ka rolin e babait të të bukurës, Josh Gad atë të Lefou, Ian McKellen është ora Tockins, ndërsa Ewan McGregor ka rolin e Lumière.

Ky film mban vendin e 29 në renditjen e filmave miliarderë. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Pranimi në KiE ‘mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave’

Pranimi në KiE ‘mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave’