TIRANE, 22 Janar/ATSH/- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit ndaj Holokaustit, në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Shqipëri, në kryeqytet do të shfaqe filmi "The Decent One", me regji të Vanessa Lapa.
Filmi mbi Heinrich Millerin do të shfaqet më 27 janar, në orën 19:00 në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi në Tiranë.
Me datë 6 maj 1945 Ushtria Amerikane hyri në shtëpinë e Heinrich Miller në Gjermani ku gjeti qindra letra, dokumente, fotografi e ditare. Ky film fokusohet mbi këto gjetje dhe mbi jetën e vetë Millerit, si një prej komandantëve në një prej masakrave më të mëdha që ka parë ndonjëherë njerëzimi. I njëjti në një prej fjalimeve të tij pati thënë se "arma më e fortë e politikës është arma e terrorit. Meshkujt nuk duhet të na urrejnë, prej tyre duam të binden dhe të kenë frikë nga ne"./a.g/












