Analisti dhe gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet e fundit të PD, ku demokratët po kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës pasi e konsiderojnë fajtor për humbjen në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, me tone ironike shkuan se ish-kreu i PD, Sali Berisha po terrorizon Bashën për mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, duke i nxjerrë ca figura qesharake përballë, nga të cilat shpëton për 5 minuta dhe më pas terrorizon kritikët e vërtet duke u nxjerrë tropojan t’i rrahin.

Baze foton e ish-kreut të PD-së, Sali Berisha e bashkëngjit me një të personazhit kryesor në filmin “The God Father” duke shkruar “Është filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij”.

Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare, shumë nga figurat politike brenda partisë kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës, duke e konsideruar fajtor.

Ndër të parët të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Bashës ka qenë anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli, më pas ish-presidenti Bujar Nishani, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri dhe shumë të tjerë.

Gjatë paradites së sotme përpara selisë blu, një grup demokratësh të zhgënjyer kanë kërkuar me ngulm largimin e tij.

Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka arritur të sigurojë 59 mandate.