Kërkohet dorëheqja e Bashës: Zemërimi i demokratëve do ta nxjerrë prej leckash! E kam gris teserën PD-së me firmën e tij! Mund ta zëvendësoj edhe Agron Shehaj (VIDEO)

Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, është rritur zhgënjimi i demokratëve ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashën. Një pjesë prej tyre kërkojnë largimin e kreut të PD-së, madje edhe kanë protestuar para selisë së PD-së.

Një simpatizant i të djathtës, i revoltuar tha se zhgënjimi i të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë do të vijë dhe do ta nxjerrë prej leckash Bashën nga zyra. I pyetur se kush mund ta zëvendësoje Bashën në krye të PD-së, ai tha se ka plot dhe se Agron Shehaj mund të jetë një prej tyre.

‘Zemërimi i demokratëve të mbarë Shqipërisë do të vijë dhe ta nxjerri për leckash nëse nuk do të japë dorëheqje të parevokueshme. Ky nuk duhet të pranojë as mandatin e deputetit.  Nuk është meritë aspak e Lulzim Bashës, por e votuesve që kanë votuar PD, e popullit dhe e them me bindje sepse klika fashiste e Edi Ramës e ka çuar në rritje votat e demokratëve. Këtu PD vetëm një lider historik ka Berishën. Ne jemi shumë të pakënaqur deri në ditën e votimit dhe kemi pritur që të vijojë. Tani del dhe thotë ne jemi më të fortë se kurrë, ku është forca këtu?! Ka plot emra që mund të zëvendësojë. Është Agron Shehaj. Ky na ka tradhtuar, ta dinë të gjithë. Kaloi aty para dhe nuk na përshëndeti, unë e kam grisur teseren e PD-së me firmën Lulzim Bashës. Nëse në zonën ku unë vij dua të deklaroj në përgjegjësi të plotë se ato vota i ka bio dhe të pa sponsorizuara nga askush.’- tha ai.

Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i cili është një prej 10 ish-drejtuesve të PD-së të cilët bëjnë Bashën përgjegjës kryesor për humbjen tha se kjo parti po përdoret si parti private, tha se ai e ka përdorur këtë parti si pronë private.

‘Unë në 2018 kam thënë se na keni vrarë anti-trupat nuk del njeri që të flasë. Nuk jemi 10 persona. Unë do të jem këtu dhe do të thyej këtë barrierë të heshtjes. Nëse këto nuk kanë guxim të vijnë tek PD. Nuk është normale, firmos një dokument dhe nuk vijnë këtu. PD është përdorur shumë herë si parti private. Basha është ka shitur bashkitë ka shitur Reformën Zgjedhore.’- tha Elezi.

Një ditë më parë ish- drejtues dhe anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar shprehen se Basha është përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve pasi që kur mori drejtimin e partisë e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitet duke e çuar partinë drejt shkatërrimit dhe prishjes në mënyrë arbitrare të strukturave brenda PD-së.

Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate shprehen se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.

Që më 26 prill pas humbjes së PD në zgjedhje, zërat që kërkuan largimin e Lulzim Bashës u shtuan duke bërë atë përgjegjës për humbjet sistematike të partisë. I pari që e kërkoi ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli , më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani duke u pasuar nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë. 

 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lulzimeja: 29/04/2021 17:47

    Çohuni me greve e demostrata, e mos u largoni nga selia e PD-se, deri sa te shkarkohet pa ekuivok, plehra dhe super idioti lulush!

    Përgjigju
  • Moni: 29/04/2021 13:43

    Per PD-ne ka votu edhe nje pjese e Jugut, atehere pse ata qe kerkojne te pasojne Lulin duhet te jene nga Veriu?? Te djathte ka edhe ne Jug e Veri, ashtu si te majte ka nga e gjithe Shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë