Filmi në Turqi, Eliza Dushku luan
mbretëreshën për Teutën e Petrovcit

Filmi në Turqi, Eliza Dushku luan<br />mbretëreshën për Teutën e Petrovcit
TIRANE - “Teuta” është filmi më i ri, i cili pritet të fillojë xhirimet më 17 maj të këtij viti e që është me skenar të aktorit të mirënjohur, Enver Petrovci, të cilën do ta realizojë regjisori turk me origjinë kosovare, Murat Vela Derman. Synimet e këtij ekipi të filmit janë që aktoren me origjinë shqiptare, që jeton në Amerikë, Eliza Dushkun ta kenë në rolin e Teutës.

Këtë e ka konfirmuar për KultPlus, edhe skenaristi i këtij filmi, Enver Petrovci.  Ndërkohë, për pjesën tjetër të aktorëve, Petrovci ka thënë se ende nuk është vendosur se kush do të luaj në këtë film, që financohet edhe nga Turqia. “Për herë të parë një skenar shqiptar e punojnë të huajt, dhe kjo është e rëndësishmja e gjithë kësaj. Gjithashtu financimin e realizimit të filmit e bëjnë turqit”, ka thënë Petrovci i cili dëshiron që ky film të mbështetet edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës që mos të mbetet si projekt vetëm i Turqisë.

“Unë kam dëshirë që filmi të jetë kosovaro-turk, është gjynah të mbetet filmi vetëm turk. Po unë prapë se prapë do të konkurroj në QKK dhe shpresoj që edhe Kosova të jetë pjesëmarrëse në këtë projekt, nëse duan që filmi të jetë edhe i Kosovës, nëse nuk duan le të mos duan, nuk kamë se çfarë të bëjë.

Regjisori ka ambicie shumë të mëdha, prandaj do të doja që për pak para të mos mbetet Kosova jashtë këtij projekti”, tha në fund skenaristi, Enver Petrovci. Ky projekt filmik, sipas Petrovcit, është mbështetur edhe nga kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, dhe një gjë e tillë atë e bënë të ndihet akoma edhe më mirë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit