Filmi për tragjedinë e Gërdecit 
në kinema më 19 gusht/ VIDEO

Filmi për tragjedinë e Gërdecit <br />në kinema më 19 gusht/ VIDEO
Një nga ngjarjet më tragjike të tranzicionit në Shqipëri, shpëthimi i Gërdecit që u mori jetën 26 personave dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, ka përfunduar në industrinë më të madhe të filmit në Hollywood.

Filmi ‘’War Dogs’’(Qentë e Luftës) me protagonist tregtarin amerikan të armëve Efraim Diveroli dhe David Packouz do të shfaqet në kinema më datë 19 gusht.

Historia e filmit e bazuar në një ngjarje të vërtetë është shkruar nga Guy Lawson dhe është publikuar më pas në librin ‘’Armë dhe Shokë’’.

Kjo histori që është trajtuar në film flet për dy trafikantë të rinj të armëve David Packouz dhe Efraim Diveroli që morën një kontatë me vlerë 300 milionë dollarë për furnizimin e armëve të trupave amerikanë në Afaganistan.

Efraim Diveroli, u dënua me 4 vite burg për mashtrim, pasi me skemën e tij spekulative vuri në lojë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe qeveritë e disa shteteve, përfshi dhe Shqipërinë.

Kontrata me kompaninë e Diverolit “Aey” hodhi dritë mbi një seri aferrash korruptive ne Shqipëri, ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të shtetit. Diveroli u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh.

Filmi me regji të Todd Phillips që do të shfaqet në kinema më 19 gusht nuk lë pa shfaqur si pjesë te kësaj afere korruptive edhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berishën i përfshirë në tragjedinë që u mori jetën 26 personave.

Kohëzgjatja e këtij filmi është 114 minuta dhe trajtimi i ngjarjeve vjen sa në mënyrë komike aq edhe tragjike.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju