Filmi, rrëfimi i Angjelin Preljocajt:
Nuk është vetëm historia ime

Filmi, rrëfimi i Angjelin Preljocajt:<br />Nuk është vetëm historia ime<br>
Në një intervistë për mediat franceze, para shfajes së parë t filmit “Polina”, koreografi Preljocaj ka rrëfyer se ka pasur si pikënisje jo vetëm përvojën e tij, por të gjithë balerinëve që vijnë nga një shtresë sociale e pambështetur. Preljocaj ka thënë se: “Në të vërtetë me këtë film dëshiroja të tregoja jetën reale të një balerine, romani dhe udhëtimi i saj ishin gjithashtu të rëndësishme, por kërcimi në film ishte objektivi kryesor. Mendoj se është pak a shumë kështu, të gjithë artistët e transformojnë atë që shohin përmes përvojës së tyre artistike.

Për shembull, nëse mendoni për impresionistët dhe Monetin, i cili ishte babai i lëvizjes, atë që ai pikturoi ishte përshtypja e tij për atë që ai po shihte më shumë sesa një përfaqësim real real i asaj që ishte. Mendoj se me kërcimtarët është e njëjtë, ata transkriptojnë atë që ata po shohin në shërbim të gjuhës që ata e kuptojnë se cila është lëvizja. Në këtë film nuk është vetëm historia ime individuale, është rasti i shuëm balerinëve që vijnë me origjinë nga familje të pafavorizuara.

Nurejevi  është një shembull i përkryer, ai ishte dikush që vinte nga ai lloj mjedisi dhe arriti që të kalonte kufijtë për t'u bërë balerin i njohur. Shpesh balerinët janë njerëz pa para dhe nuk kanë asnjë mënyrë tjetrë për të mbijetuar, ajo që ata kanë është trupi i tyre. Ai është instrumenti i tyre, por edhe dhuntia e tyr. Kështu që ata e përdorin trupin për artin e tyre, por edhe si një mënyrë për të jetuar. Polina iku nga Rusia për arsye politike, por ajo pa dyshim gjeti një jetë më paqësore në Francë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi