TIRANE, 16 Janar/ATSH/-Filmi "Selma" do të shfaqet ne ekranin e kinemasë me 40 vende e cila ndodhet në pjesën private të familjes Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama do të mirëpresë një shfaqje special të filmit të nominuar për çmimin Oskar "Selma" në Shtëpinë e Bardhë.
Filmi përshkruan marshimin e vitit 1965 nga Selma në Montgomery, Alabama e drejtuar nga Martin Luther King Jr. Ky film është kandidat për çmimin e filmit më të mirë në ceremoninë e çmimeve Oskar të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm, së bashku me filmat Birdman, Boyhood dhe Grand Budapest Hotel, raporton abcnews.al
Aktorët dhe grupi i punës së filmit priten të marrin pjesë në këtë shfaqje të filmit. Filma kandidat të tjerë të cilët janë shfaqur në Shtëpinë e Bardhë përfshijnë atë të vitit të kaluar të titulluar "Mandela: Rruga e gjatë drejt lirisë" dhe filmi i Stephan Spilberg Lincoln i vitit 2012.
Filmi do të shfaqet në kinemanë familjar me 40 vende e cila ndodhet në pjesën private të familjes Obama./a.g










