/ATSH/ - Kinema Cineplexx e ka nisur me sukses vitin që sapo ka filluar. "Into the Woods"(8 janar 2015) ishte dhe filmi i cili çeli shfaqjet e janarit, ku historia fantazi e një shtrigë (intepretuar nga Meryl Streep) e cila u jep mësime të rëndësishme personazheve të ndryshëm të përrallave më të famshme nga Vëllezërit Grimm për fëmijë siç janë Kësulëkuqja, Hirushja, Xheku dhe fasulet magjike dhe Rapunzel, ka tërhequr mjaft publikun e vogël, i cili i ka mbushur sallat e kësaj kinemaje thuajse plot për të parë prodhimin amerikan, i cili përveç aktores së njohur Meryl
Into the woods
Streep, solli në kastin e filmit edhe emra të tjerë të njohur e të dashur si, Emily Blunt, James Corden, Anna Kendrick, Chris Pine, Johnny Depp, dhe Christine Baranski.
Ky muzikal i ndjerë dhe me humor ndjek tregimet klasike të Hirushes (Anna Kendrick), Kësulëkuqes (Lilla Crawford), Xheku dhe fasulet magjike (Daniel Huttlestone) dhe Rapunzel (MacKenzie Mauzy) - të lidhura së bashku nga një histori origjinale që përfshin Bukëpjekësin dhe gruan e tij (James Corden dhe Emily Blunt), dëshirën e tyre për të filluar një familje dhe bashkëveprimin me shtrigën (Meryl Streep), e cila ka vënë një mallkim mbi ta.
Aktori Liam Neeson në filmin Taken 3
Po në 8 janar 2015 në mbrëmje, erdhi erdhe surpriza që "Cineplexx" i kishte kushtuar një tjetër publiku kësaj here pak më të madh në moshë, ku filmi i shumëpritur "Taken 3" mbipopulloi sallat thuajse në çdo orë e ditë transmetimi.
Pas suksesit të Taken 1 dhe Taken 2, filma të cilët ishin gjithashtu te mrekullueshem, të gjithe ata që i kanë parë këto dy filma, sigurisht që s'do të mjaftoheshin, prandaj mezi po e presinin Taken 3 dhe një ndër idhujt më të rinj të publikut shqiptar, aktorin Liam Neeson.
Historia e Bryan Mills një ish-operativi të fshehtë
Liam Neeson në Taken 3
(intepretuar nga Liam Neeson), kësaj here nuk ka të bëjë më me rëmbime familjare apo me përballje drejt klaneve terroriste shqiptare nëpër botë.
Mills kësaj here akuzohet padrejtësisht për vrasjen e ish-gruas së tij.
Ai arratiset për të shmangur përndjekjen nga CIA, FBI dhe policia dhe duhet të përdorë aftësitë e tij të veçanta për të gjurmuar vrasësit e vërtetë dhe për të vënë drejtësi.
Filmi aksion në regjinë e Olivier Megaton dhe kastin e aktorëve si Maggie Grace, Forest Whitaker, dhe Famke Janssen do të vazhdojë të shfaqet në "Cineplexx" deri më 21 janar 2015.
/Shqiptarja.com