Të ndalohen filmat e komunizmit? Drejtorja e Arkivit kundër: Arti fitoi mbi propagandën

Kisha Katolike u ka kërkuar institucioneve qeveritare, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, hartimin dhe miratimin e një ligji që do ta ndalonte përdorimin e simboleve komuniste, por edhe të filmave që i përkasin asaj periudhe.

Duke iu referuar këtij propozimi, drejtorja e Arkivit të Filmit, Marinela Ndria shprehet kundër ndalimit të transmetimit të filmave.

Në Studio Live, në Report Tv, Ndria tha se pavarësisht nga natyra shtypëse e sistemit të kaluar diktatorial, arti ia ka dalë të fitojë mbi propagandën.

‘Kinostudio që kur u krijua, u krijua për të bërë propagandë, nëpërmjet artit të bënte propagandë, por sot ne jemi shumë të kthjellët të mendojmë dhe të themi: kush fitoi?

Fitoi ajo nismë që 5ë krijohej propaganda ashtu siç kundër e morën nga vendet të cilat kishin lidhje atëherë ku ishte rusi sepse edhe rusi ngriti ashtu një industri filmi me ato qëllime që u nis dhe këtu. Po kush fitoi në fund të fundit? Unë mendoj të paktën ditët e sotme jemi shumë të kthjellët dhe të themi që fitoi arti, nuk fitoi propaganda. Propaganda në atë kohë ishte nuk ishte vetëm në film, ishte kudo. Kështu që sot jemi të gjithë të dijshëm ta ndajmë se çfarë ka propagandë filmi dhe çfarë nuk ka propagandë filmi. Propaganda aty është histori, një minihistori e vogël, ku mund të jenë bërë disa ndryshime historike por në total ai është një film artistik. Aty ka aktorë, aty ka emocion. Njerëzit kur e shohin nuk emocionohen aty nga propaganda, emocionohen nga roli artistik mënyra se si luhen.

Poezia që reciton mësuesi, Timo Flloko, ajo nuk është propagandë, ajo është poezi. Kështu që duhet të bëjmë këtë ndarje.

Arkivat për këtë janë, për të ruajtur për të trashëguar, për të konservuar gjithçka. Për mua nuk është diskutim. Është një kërkesë që ka shkuar deri në Parlament, Një kërkesë që unë, që nuk janë shumë të kthjellët dhe pse e bëjnë. Kush është problemi?

Ne kur programe të caktuara, çfarëdo programi që të kemi, ato janë me introduksion. Gjithmonë bëhet një prezantim i parë i filmit, është një pjesë historike.  Ne jemi gjithmonë informacione se ku mund të ketë vlera të cenuara të historisë.’- tha Ndria.

Kisha Katolike kërkon hartimin e një ligji që ndalon çdo formë të përhapjes së simboleve dhe parimeve të komunizmit në ditët e sotme. Siç janë për shembull shfaqjet e veteranëve çdo 29 nëntor me fotot e diktatorit Enver Hoxha. Po kështu kërkohet ndalimi i transmetimit të filmave të 45 viteve të komunizmit dhe rishkrimi i disa librave të historisë. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/12/2023 03:08

    Kisha katolike e paska problem te madh shfaqjen e filmave te kohes se komunizmit,por nuk e paska problem shfaqjen e filmave me droge,me prostitucion,me dhune,vrasje e gango,apo sex?!

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/12/2023 11:10

    Kush është çmendur të ndaloj filmat e ”vjeter” …??? Ky vend lind armiq fira dites…

    Përgjigju
    • Duriet.: 09/12/2023 12:03

      Kisha e xhamia te shikojn punen e tyre,jo politike!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion