‘Vatrani i harruar’ ngjitet në skenën e teatrit të Korçës! Vepra i dedikohet figurave historike si Zogu e Noli

KORÇË- Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë mirëpriti veprën e poetit dhe shkrimtarit Teodor Laço “Vatrani i Harruar”. Nën regjinë e Milto Kutalit, vepra është një himn dedikuar figurave përfaqësuese kombëtare të viteve’ 20, mes tyre Ahmet Zogu dhe Fan Noli.

Një himn mbi qytetin juglindor “Vatrani i Harruar” është shfaqja premierë e shkruar nga Teodor Laço që u ngjit këtë herë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Nën regjinë e Milto Kutalit, vepra është një homazh mbi shkrimtarin Teodor Laços ku 13 artistë interpretojnë në rol 23 personazhe, figura historike kombëtare të viteve ‘20 mes tyre Fan Nolin dhe Ahmet Zogun.

 “Unë luaj Fan Nolin. Nuk e di sa kam arritur pasi është një figurë e jashtëzakonshme, poliedrike dhe shumëdimensionale.’- tha aktori Guri Koço.

 ‘Luaj personazhin qendror Thoma Nasin,. Është një vepër që na tregon një djalë të ri, idealist që lufton me sistemin e kohës, që lufton me gjithçka që është rreth e përqark tij për të ndërtuar që ai do lidhur me kulturën, artin dhe muzikën.’- tha aktori Kristian Koroveshi.

Për regjisorin Milto Kutali, qëllimi i premierës është risjellja në vëmendje e figurave të rëndësishme të historiografisë shqiptare, po aq sa edhe gjallërimi i jetës kulturore të qytetit.

“Është një vepër që meriton shumë kujdes në rrafshin historik në ardhë të parë dhe në përgatitjen profesionale për të sjellë të gjallë personazhe të cilët janë të njohur për historiografinë shqiptare. Kjo është një vepër me rëndësi dhe për banorët e Korçës pasi i bën jehonë disa veteranëve të periudhës pas 1920, të cilët lanë Amerikën për të ardhur në atdhe. Vepra ka një refleksion të shkëlqyer me kohën që ne jetojmë, për t’i dhënë një hop cilësor dhe lëvizjes kulturore në Korçë’- tha regjisori Milto Kutali.

Me kastën e përzgjedhur të aktorëve dhe këngëtarëve, si Kristian Koroveshi, Dasara Xhangoli, Franc Bregu etj. Shfaqja “Vatrani i Harruar” u mirëprit nga publiku korçar i cili e përcolli me emocione dhe duartrokitje

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët