Ata janë prangosur nga autoritetet maqedonase vetëm pse kanë xhiruar para ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë në Shkup.
Ndërkohë Kryeredaktori i Gazetës Express dhe autori i emisionit Zona Express, Leonard Kerquki, nuk është lejuar t'i afrohet stacionit policor ku mbaheshin gazetarët.
Ekipi i Gazetës ka qëndruar sot në Maqedoni, respektivisht Kumanovë dhe Shkup, për xhirime rreth një dokumentari që ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë.
Arrestimi ka ndodhur pavarësisht se ekipi i Gazetës Express i ka njoftuar autoritetet maqedonase se qëllimi i udhëtimit janë xhirimet.

Pasi janë marrë në pyetje, gazetarët janë lënë të lirë pas rreth një orë. Lirimi i tyre ka ardhur pas ndërhyrjes së ambasadorit të Kosovës në Shkup Ylber Hysa, deputetit të BDI-së Artan Grubin dhe zv/ministrit të Brendshëm të Maqedonisë Agim Nuhiun.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
