Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv ka vendosur që të izolojë ekipin e tij deri në finalen e 13 Korrikut duke mos lejuar asnjë kontakt me botën e jashtme. Trajneri është aq strikt sa nuk do të lejojë që futbollistët të takohen me familjarët e tyre.
Lojtarët duhet të ndjekin një regjim të rregullt dhe nuk lejohet konsumimi i ushqimeve të pa miratuara, madje nuk lejohet as dalja jashtë qendrës stërvitore apo hotelit. Seancat stërvitore do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe do të punohet që nga goditjet e penalltive deri te skemat e posaçme në ekzekutimin e goditjeve të dënimit. Ndërsa para një ditë para ndeshjes Lahm dhe Muller u shprehën “Do të japim gjithçka, do të luftojmë deri në fund dhe do të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm.
Jemi optimistë, duam të shpallemi kampionë, duam ta kthejmë Kupën në Gjermani”. E ndërsa dy ekipet vazhdojnë përgatitjet për finalen, FIFA ka përzgjedhur Nicola Rizzolin për të drejtuar ndeshjen e shumë pritur të së dielës në orën 21:00. Ndërkohë që nesër në orën 22:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt mes Holandës dhe Brazilit. Pas humbjes së thellë përballë Gjermanisë, Brazili do të tentojë një fitore morale, Van Gal do të zbresë në fushë me formacionin e dytë, pasi edhe më parë e ka cilësuar të kotë sfidën.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com