Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta u finalizua dhe gjeti fituesin e saj, pas një procesi të gjatë i cili nisi në muajin janar të këtij viti, me pjesëmarrjen e mbi një mijë shkollave 9-vjeçare nga gjithë Shqipëria. 4 më të mirat që u zgjodhën ishin: Shkolla “Branko Kadia” nga Shkodra, Shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” nga Korça, Shkolla “7 Dëshmorët” nga Roskoveci dhe Shkolla “21 korriku” nga Burreli.
Nga 52 shkollat e përzgjedhura nga ky konkurs në bazë zyrash arsimore, 4 më të mirat që u zgjodhën ishin: Shkolla “Branko Kadia” nga Shkodra, Shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” nga Korça, Shkolla “7 Dëshmorët” nga Roskoveci dhe Shkolla “21 korriku” nga Burreli.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se finalja e madhe e këtij Konkursi të Parë Kombëtar të Gjuhës Shqipe dhuroi jo vetëm emocione, por edhe zbuloi talente të veçanta mes nxënësve.
“Falënderoj të gjithë nxënësit dhe mësuesit që përcollën përkushtimin dhe dashurinë e madhe që ka brezi i ri ndaj gjuhës sonë të bukur shqipe! Ndjehem krenare për këtë punë të mrekullueshme të përbashkët mes MAS, ASCAP, DPAP, drejtorive rajonale, zyrave vendore arsimore dhe vetë shkollave.”
Kushi nënvizoi dhe misioni i rëndësishëm i ruajtjes dhe forcimit të gjuhës shqipe është një detyrë dhe përgjegjësi për të gjithë, mësuesit, familjen dhe gjithë shoqërinë.
Qëllimi i këtij konkursi ishte motivimi i nxënësve për të zhvilluar dhe përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre, nxitja e një kulture të mirë konkurrimi, si dhe vlerësimi i gjuhës shqipe si mjet komunikimi, zhvillimi dhe vlerësimi për talentet e reja në të shkruar, lexuar dhe recituar.
13 episodet kryesore të Konkursit Kombëtar i Gjuhës Shqipe u transmetuan çdo të martë dhe të enjte në RTSH Shkollë. Partnerë dhe mbështetës të këtij konkursi ishin RTSH, UNICEF, Këshilli i Evropës, World Vision, Save the Children dhe British Council.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
VIDEOLAJM/ ‘Ik, zhduku’, kush i provokoi nga brenda Ministrisë së Arsimit qytetarët që po protestonin për vrasjen e Martin Canit
21 Nëntor, 16:36
-
Futi në kurth arsimin, dërgohet për gjykim 20-vjeçari që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si zyrtar i ambasadës, dha 19 certifikata false për nxënës e mësues
20 Nëntor, 13:44
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
8 Nëntor, 15:53
-
Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja
29 Tetor, 17:00
-
Manastirliu në Shkodër: Plan i ri strategjik për Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’, qendër rajonale e arsimit të lartë
19 Tetor, 13:49
-
Nis viti i ri akademik, Universitetet hapin dyert për 120 mijë studentë! 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë! Manastirliu: Nuk mbyllen degë
7 Tetor, 08:13
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
Ide shume e mire.Me shume konkurse te tilla,me pak BBV,por duhet filluar nga mediat e shkruara dhe pamore lufta per mbrojtjen e shqipes.Ne U.S eshte nje konkurs i ngjashem,por njekohesisht i ndryshem nga ky,quhet /SPELLING BEE/ku pjesemarresit konkurojne per shqiptimin e sakte te fjaleve.Kuptohet qe vlen vetem per anglishten,sepse fjalet ndryshe shkruhen e ndryshe shqiptohen.Ne shqip nga qe shkruajme e lexojme njelloj,nuk eshte i mundur.S.d.q.eshte konkurs shume i rendesishem,fituesit e te cilit permenden dhe ne TV dhe shenohen ne Almanakun vjetor.Interesant eshte fakti qe shpesh ky konkurs fitohet nga femije emigrantesh te huaj,sidomos indiane, qe njihen per zgjuarsine e tyre.
Përgjigju