TIRANE- Një ditë pas arrestimit të 21 vjeçarit Musa Xhauri i cili u ndoq nga policia për 30 minuta dhe më pas u kap në Kamëz, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Loja e Fundit”.
 
Në një njoftim për shtyp policia thotë se ka dëshmuar me prova veprimtarinë kriminale të një grupi që grabiste automjete në territorin që mbulon Komisariati i Policisë numër 6.
 
Pas Musa Xhaurit, policia ka vënë në pranga këtë të shtunë 21 vjeçarin me inicialet SH.D banues në Durrës ndërsa po punohet idetifikimin e pjesëtarit të tretë të grupit.
 
Këta persona sipas policisë janë autorë të vjedhjes së disa automjeteve:
 
Konkretisht :
1. Ngjarja e  datës  24.01.2016,  ku këta shtetas në bashkepunim me njëri tjetrin kanë vjedhur gjatë natës  në rrugën “Aleksandri i madh“ në afërsi të pallateve të kompleksit  “Molla”, automjetin e markës Mercedes Benz Sprinter (Furgon), në pronësi të një firme për shitje të produkteve ushqimore.

2. Ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2015,  ku këta shtetas në bashkëpunim me
njeri tjetrin kanë vjedhur në rrugën “Aleksandri i Madh“, automjetin i markes Mercedes Benz (sprinter),  në pronësi të shtetasit I. H

3. Ngjarja  më datë 10.02.2016, ku këta shtetas në bashkepunim me njeri tjetrin kanë  vjedhur rreth orës 22.00 në parkingun pas Kaza Italia, mjetin Kamion i markes Benz Mercedez në pronesi të  një firme.

 4. Ngjarja më  datë 12.02.2016,  ku këta  shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur rreth orës 08.00 në rrugen “Aleksandri i Madh” Pallati “Molla”, automjetin e markes Ford Escort në perdorim të shtetasit S. M

 5. Ngjarja më datë 12.02.2016 ku këta  shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në fshatin Marikaj kanë vjedhur autoveturen e markes Benz 250 në pronesi të shtetasit K.D

Mjetet e sekuestruara nga policia
Mjeti Kamion i markës Benz Mercedez me ngjyrë të zezë i modelit 817 me targa TR 2635 L  i cili u gjet ne qytetin e Durrësit.

loja e fundit

Autovetura e markës Benz 250 ngjyrë gri me targe DR 6369 C.

loja e fundit

makinat e vjedhura

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)