Finalizohet marrëveshja PDK-LDK
Brovina: Nesër mblidhet Kuvendi

Finalizohet marrëveshja PDK-LDK<br />Brovina: Nesër mblidhet Kuvendi
PRISHTINË - PDK-LDK kanë finalizuar sot marrëveshjen për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme. Lajmi u konfirmua nga kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” lajmëroi se nesër në orën 10:00 do të kryhet zyrtarizimi i saj.
 
“Sot jemi takuar me kryetarin e LDK Isa Mustafa ku diskutuam për formalizmin e Marrëveshjes se koalicionit dhe u pajtuam se nënshkrimi i Marrëveshjes se koalicionit PDK-LDK të behet nesër në orën 10:00 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu u pajtuam qe ndërtimi i institucioneve qendrore të bëhet menjëherë pas nënshkrimit te marrëveshjes, po ditën e hënë”, shkruan Thaçi në postimin e tij.
 
Ndërkohë, mësohet se zyrtarizimi i saj është zgjedhur të bëhet vetëm 2 orë përpara seancës konstituive. Ka qenë kryesuesja Flora Brovina e cila lajmëroi sekretarinë që të ftojë deputetët për vijimin e seancës.
 
Sipas marrëveshjes së arritur parimisht që më 19 nëntor, posti i kryeparlamentarit do t’i takojë PDK-së, e cila përflitet se do të caktojë Kadri Veselin dhe jo Arsim Bajramin, kandidatin e fundit për kryeparlamentar. Ndërkaq, dy përfaqësi nga partitë në koalicion që nga mesdita po diskutojnë detajet më të vogla.
 
Me përfundimin e kësaj mbledhje LDK do të thërrasë kryesinë për të caktuar edhe emrat e ministrave. Me finalizimin e marrëveshjes me shkrim, LDK për herë të parë merr qeverisjen e vendit, ndërsa PDK Kuvendin dhe më vonë presidencën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif