Finalizohet operacioni ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Gjermanisë në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj, si dhe janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë (në total 1.2 tonë), një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Të arrestuarit janë Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka. Ramazan Rraja, është nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja, kurse Fjoralb Rraja është i afër i deputetit. Të arrestuarit të cilët mendohet se janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal janë kapur jashtë Shqipërisë, ndërsa në vendin tonë nuk është bërë asnjë arrestim por vetëm shoqërime, vëzhgime familjarësh dhe verifikime pasurie.

Operacioni që çoi në pranga 6 shqiptarët  u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë. Operacioni “ATOS” është vazhdim i atij “Paraguaj”, ku më herët ishin prangosur 10 shqiptarë të tjerë, nën akuzat për trafik narkotikësh. Prej vitit 2018 kur antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar "Paraguaj", si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë. Në total nga të dyja këto operacione droga e sekuestruar shkon në 1.2 tonë.

Pas arrestimit të 10 personave, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, çka solli dhe identifikimin dhe kapjen e personave që janë raportuar sot. Ky grup merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë. Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Njoftim i policisë
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "ATOS".

Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia belge dhe ajo gjermane. 

Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Operacioni i nisur prej vitit 2018 nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u).

Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar "Paraguaj", si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë.

Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar "ATOS", në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shtetasit:

M. Gj., 34 vjeç dhe G. B. alias F. B., 37 vjeç, banues në Tiranë; 

R. Rr., 27 vjeç dhe F. Rr., 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë;

B. P., 29 vjeç, banues në Pukë; F. Xh., 33 vjeç, banues në Laç;

K. N. (shtetas lituanez) dhe S. C. (shtetas grek). 

Si dhe shtetasi F. Gj., për të cilin, pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit “ATOS”, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Gjithashtu, një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale kanë zhvilluar në Gjermani dhe në Belgjikë, takime të përbashkëta më homologët, për të koordinuar veprimet që çuan në goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Njëkohësisht, nën drejtimin SPAK-ut, për shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit ka filluar hetimi pasuror.

Ky megaoperacion tregoi edhe njëherë profesionalizmin e strukturave hetimore të Policisë, besimin e partnerëve te Policia e Shtetit për të hetuar dhe goditur këtë grup të strukturuar kriminal, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar me partnerët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

*Raportuan Arsen Rusta dhe Sokol Dema

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:58
Detajet/Trafikantët vendosnin GPS në kontinierët e bananeve, pastaj sulmonin me armë magazinat dhe merrnin drogën. Operacioni në Shqipëri u drejtua nga SPAK

1608561339_54189ccb1bee4f5da910c113649f139f.jpg

Në operacionin ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Gjermanisë në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj, mësohet edhe mënyra se si trafikantët vepronin.
Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, ata për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Ora 14:09
Operacioni ndërkombëtar antidrogë me 6 shqiptarë të arrestuar, mes tyre nipi i deputetit

1608556174_1608556164ramazanrraja.png

Në mesin e 6 shqiptarëve të arrestuar nga operacioni antidrogë është edhe 27 vjeçari Ramazan Rraja, nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja.