Finalja e Botërorit përcakton fituesin e ‘Topit të Artë’, në garë Modriç-Griezmann
Luka Modriç dhe Antuan Grizman janë kandidatët potencial për të fituar “Topin e Artë” të këtij viti. Duket se finalja e së dielës nuk do të përcaktojë thjesht kampionen e Botës por edhe fituesin e trofeut prestigjoz individual.
Luka Modriç dhe Antuan Grizman
Francë-Kroaci finalja e madhe e Kupës së Botës pritet të vendosë edhe fituesin e “Topit të Artë” dhe në garë janë dy lojtarë që kanë udhehequr skuadrat respective deri në Moskë. Nga njëra anë kemi Antoine Griezmann dhe në krahun e ballkanasve Luka Modric. Me Messin, Ronaldon dhe Neymar të eliminuar shumë shpejt ata që shfaqen për të pretenduar fronin janë Griezmann dhe Modric.
Luka ka udhëhequr Real Madrid të fitojë Champions League duke ndërtuar lojën e madrilenëve, madje duke ndihmuar edhe në mbrojtje. Në 43 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 8 pasime për gol ndërsa paraqitja e tij në Rusi u rrit ndjeshëm.
Kapiteni udhëhoqi ballkanasit drejt një finale historike dhe gjatë rrugëtimit është shpallur 3 herë lojtari më i mirë i ndeshjes ,ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një pasim për gol. Një ecuri fantastike që nëse kurorëzohet me titullin e kampionit të Botës mund ti jepte kroatit “Topin e Artë” një triumf që lojtarë si Iniesta e Xavi nuk e arritën.
Verdikti me shumë mundësi do jetë të dielën dhe francezi Griezmann ka bërë një sezon të shkëlqyer me Atletico Madrid duke fituar edhe Europa League madje duke shënuar dy gola në finale. Griezmann fluturoi në Rusi me 29 gola të shënuar dhe 15 asiste në 49 ndeshje të luajtura.
Në Rusi po bën shumë mirë me 3 gola të shënuar, dy pasime për gold dhe një herë i shpallur si lojtari më i mirë i ndeshjes. Kandidatura e tij për “Topin e Artë” është shumë e fortë por finalja e Luzhniki duket se është ajo që do të japë verdiktin e trofeut prestigjioz individual mes Luka Modric dhe Antoine Griezmann.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
52.3%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 241
Lajme të tjera
-
Lewandowski i sigurt: Messi do të fitojë Topin e Artë në vitin 2023
25 Dhjetor 2022, 07:57
-
KATAR 2022/ Penalltia për Argjentinë, Modric dhe Kroacia akuza të rënda: Orsato fatkeqësi për futbollin
14 Dhjetor 2022, 16:28
-
VIDEO/ Luka Modric 'del huq' me portën bosh, Ancelotti: Sa mirë që Kroacia e publikoi listën për Kupën e Botës
11 Nëntor 2022, 12:22
-
VIDEO/ Me këngë shqip, Barcelona prezanton Lewandowskin dhe Gavin në ceremoninë e 'Topit të Artë'
19 Tetor 2022, 13:47
-
Macron uron Benzema-n për 'Topin e Artë', edhe Shqipëria votoi për sulmuesin francez të Real Madrid
18 Tetor 2022, 10:43
-
Fitoi 'Topin e Artë', zbulohet shuma e majme që përfiton Benzema
17 Tetor 2022, 22:46
-
Me lot në sy dhe i emocionuar, Benzema ia kushton 'Topin e Artë' nënës së tij: Ëndërr që bëhet realitet
17 Tetor 2022, 22:08
-
Karim Benzema fiton Topin e Artë
17 Tetor 2022, 21:37
-
Portieri më i mirë i sezonit, Courtois në majën e botës
17 Tetor 2022, 21:32
-
Futbollistja më e mirë femër është e Barcelonës, Putellas merr 'Topin e Artë' për herë të dytë radhazi
17 Tetor 2022, 21:03
-
Çmim i veçantë për Mane, mbetet futbollisti i popullit
17 Tetor 2022, 20:55
-
Talenti i vitit mbetet te Barcelona, Pedri i lë vendin Gavit
17 Tetor 2022, 20:51