Finalen e Champions League, të viti 2019- të me shumë mundësi do ta shohim të luhet në Spanjë.

Ndërkohë që janë vetëm dy vende të cilat janë në listë për finalen, stadiumi i ri i Atletico Madrid, “Wanda Metropolitano”, duket se është favorit për të zhvilluar në të një nga ndeshjet  më të bukura të një viti futbollistik.

Atletico do të lërë  fushën e “Vicente Calderon” për të nisur sezonin e ardhshëm në shtëpinë e re, stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Nga ana tjetër konkurrent për Arleticon për finalen e Champions League është edhe stadiumi “Baku's Olympic”, në Azerbajxhan, në të cilin është duke konkurruar gjithashtu edhe për finalen e Europa League.

Ndërkohë, ndeshja për të cilën është shfaqur më shumë interes është ajo e Super Kupës, ku përveç  Belfastit e Haifa edhe Tirana ka shfaqur interes.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com