Finalja e Champions në oborrin e 
Kryeministrisë, Rama fton tifozët

Finalja e Champions në oborrin e <br />Kryeministrisë, Rama fton tifozët
Ashtu si në finalen e edicionit të kaluar mes Barcelonës dhe Juventusit, edhe sonte Parku i Kryeministrisë do të kthehet në arenë për të gjithë tifozët e dy ekipeve, por edhe sportdashësit për të ndjekur finalen e madhe madrilene që do të zhvillohet në ‘San Siro’ mes Realit dhe Atleticos.
 
Super sfida garanton spektakël maksimal, pasi përpos faktit që në lojë është trofeu më i rëndësishëm në Europë, ka brenda edhe grindën e derbit të Madridit dhe dëshirën e Atletikos për hakmarrje për finalen e humbur në Lisbonë para 2 viteve, ndërsa madrilenët e drejtuar nga legjenda franceze Zidane kërkon Champions League e 11 në histori.
 
Para sfidës përpos ftesës për të ndjekur ndeshjen, kryeministri Rama shprehet se “E bukur pikëpyetja e një gazetari të njohur për superfinalen e sotme: Kush do të fitojë, oborri i mbretërve të Realit apo çeta e revolucionarëve të Atletikos? Askund më mirë se sa në fushën e gjelbër të Kryeministrisë nuk mund të pritet sonte në Tiranë, përgjigjja e kësaj pyetjeje”.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!