Finalja e Euro 2024 vë përballë dy botë të ndryshme, të dielën caktohet edhe fituesi i 'Këpucës së Artë

Finalja e Euro 2024 vë përballë dy botë të ndryshme, të dielën caktohet edhe fituesi i 'Këpucës së Artë

Yamal i Spanjës dhe Maino i Anglisë

Finalja e kampionatit Evropian, që do luhet të dielën në orën 21:00 në Berlin, vë përballë do botë të ndryshme. Spanja konsiderohet si e bukura e Evropianit, pasi përveç fitores ka shkëlqyer edhe me lojë. Prej vitesh ‘La Roha’ pëlqen të zotërojë topin, por kurrë nuk ka qenë kaq vertikale dhe të shënojë kaq shumë. Të besuarit e De La Fuentes vijnë në finale pas 6 fitoresh, duke realizuar në total 13 gola, ndërsa ka mposhtur 3 përfaqësuese kampione Evrope si Italia, Gjermania dhe Franca.

Ndryshe paraqitet situata te Anglia, që finalen e ka arritur me dy shtesa dhe vetëm fitoren 2-1 kundër Holandës. Më së shumti bën përshtypje se ‘tre luanët’ kurrë nuk kanë bindur, por është krijuar përshtypja se në finale do ia dalin. Madje edhe Fabio Capello thotë se Southgate është dinak dhe Anglia me shumë peripeci do ta fitojë Evropianin.

Si Southgate, ashtu edhe trajneri i Spanjës De La Fuente, para finales kanë marrë proprozimin për të zgjatur kontratën. Anglezi ende nuk është shprehur pasi këtë kampionat Evropian ka patur kritika të mëdha, ndërsa de la Fuente ka marrë një trefishim të pagës, duke qenë se ishte ndër trajnerët që paguhet më pak në këtë kampionat Evropian.

Të dielën në Berlin nuk do vuloset vetëm fituesi i Evropianit, por edhe fituesi i këpucës së artë. Si Olmo i Spanjës dhe Kane i Anglisë udhëheqin renditjen me nga tre gola. Nëse Spanja fiton, për të do ishte trofeu i katërt i kampionatit Evropian dhe do kishte më shumë se askush tjetër, ndërsa për Anglinë do ishte trofeu i parë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Dosja K/ Historia e ushtarakut Edip Daci, 11 muaj terror në hetuesi dhe internimi në Bulqizë

Dosja K/ Historia e ushtarakut Edip Daci, 11 muaj terror në hetuesi dhe internimi në Bulqizë