Eden Hazard raportohet se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më futbollist i Chelsea. Është gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe” ajo e cila ka shkruar se futbollisti belg do të lerë Chelsea-n në merkaton e verës për t’iu bashkuar Real Madrid.
Sipas këtij burimi klubi madrilenët do të pagujë 100 mln euro për kartonin e 28-vjeçarit që me 29 maj do të zhvillojë ndeshjen e fundit me blutë e londrës pikërisht në finalen e “Europa League” kundër Arsenal.
“Unë e kam bërë zgjedhjen time por nuk ka të bëjë vetëm me mua,”-deklroi fillimisht Hazard pas barazimit të dielën kundër Leicester. Ndërsa më pas shtoi: “I kam treguar klubit disa javë më parë. Kam dashur ta qartësojë më herët por nuk ka qenë e mundur. Jam akoma duke pritur, ashtu siç janë edhe tifozët.
Ne kemi një finale për të luajtur dhe më pas do të shohim. Kur je në fushë përpiqesh të fokusohesh në fushë dhe tek topi. Kjo është. Kur luaj përpiqem të bëj më të mirën. Nuk mendoj për asgjë. Thjeshtë dua të fitoj ndeshjen.”