Finalja e Kupës së Konfederatës
Gjermani-Kili premtojnë ‘luftë’

Finalja e Kupës së Konfederatës<br />Gjermani-Kili premtojnë ‘luftë’
Trajneri i Gjermanisë Joachim Loew kërkon perfeksion për të mposhtur Kilin në finalen e Kupës së Konfederetave që luhet në mbrëmje duke nisur nga ora 20:00.

Gjermania dhe Kili u përballën edhe në ndeshjet e grupeve ku takimi përfundoi në barazim 1-1.

“Për ta fituar këtë turne duhet të bëjmë një paraqitje fantastike ,të një niveli të lartë pasi do të përballemi me skuadrën me fleksibël në botë nga aspekti taktik” ka thënë trajneri i Gjermanisë i cili shton se Kili është një skuadër që di të ndërrojë lëkurë gjatë ndeshjes. Gjermania vjen në formë në finale pasi mposhti Meksikën në gjysmëfianle 4-1.

Por nga ana tjetër edhe pse ka përballë një Gjermani të madhe Kili nuk ka frikë.

Në kampin e amerikano jugorevë Arturo Vidal dhe trajneri Juan Antonio Pizzi janë të karikuar për finale e madhe të Botërorit të vogël.”Të mposhtim Gjermaninë për t’u bërë më të fortët në botë ka thënë mesfushori Vidal.

Ndërsa trajnerin Pizzi e karikon fakti që do të luajnë ndaj një kundërshtari të madh dhe një ndeshje që mund të kurorëzojë një muaj intensive. Kompanitë e basteve shohin Gjermaninë pak më shumë të favorizuar për të fituar Kupën e Konfederatave që është si një test për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën