Në orën 20:45 mbrëmjen e sotme do të luhet në San Siro finalja e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Francës. Një finale e cila përveç përfitimeve monetare vlen edhe për prestigjin, pasi Spanjës i mungon një trofe që nga viti 2012, ndërsa Franca është kampionia e Botës në fuqi.
Në këtë përballje Spanja vjen si një ekip i ri me shumë potencial dhe me një lojë karakteristike siç është mbajtja e topit, para së cilës është dorëzuar edhe trajneri i Francës Didier Deschamps. Ky i fundit në konferencën për shtyp është shprehur ‘se Franca ka më shumë eksperiencë, por kjo nuk të garanton sukses’. Për të fituar kundër Spanjës sipas tij nevojitet që të gjithë mekanizmat të funksionojnë siç duhet.
Për Francën në këtë ndeshje do mungojë Rabiot i prekur me COVID, ndërsa te Spanja në dyshim është sulmuesi Ferran Torres, që realizoi dopietë në gjysmëfinale kundër Italisë. Sa i takon trajnerit të ‘La Rohas’ Luis Enrike ka deklaruar se ‘Francën duhet ta mbajmë sa më larg të jetë e mundur nga porta. Me patjetër duhet t’i bëjmë presion për fitimit e topit dhe t’i shkaktojmë probleme pafund’.
Fituesi i Ligës së Kombeve do të marrë 10.5 milionë euro nga UEFA, ndërsa për vendin e dytë shkojnë 9 milionë euro. Lojtari për t’u parë është Gavi te Spanja, ndërsa te Franca kjo është ndeshja numër 100 e Griezman, i cili ndërkohë është një gol larg rekordit të Platini si golashënues. Hera e fundit që Franca është përballur me Spanjën është në Europianin e 2012 ku ‘La Roha’ ka dalë fituese me rezultatin 2-0.
Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
9.5%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
81%
Vota total: 21
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor 2024, 22:05
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor 2024, 15:01
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor 2024, 19:48
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor 2024, 14:06
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor 2024, 12:21
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor 2024, 13:10