SHBA - Indiana Pacers ka arritur një fitore të rëndësishme në parket ndaj Oklahoma City Thunder, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 116-107 dhe duke marrë epërsinë 2-1 në serinë finale të Play-Off-it të NBA.
Ndeshja filloi mjaft mirë për Oklahoma, e cila e mbylli çerekun e parë me një epërsi prej tetë pikësh (32-24). Por Indiana reagoi fuqishëm, duke luajtur më me shpejtësi dhe duke e kthyer ndeshjen në favor të saj gjatë pjesës tjetër.
Rivaliteti mes dy ekipeve ishte intensiv dhe nuk munguan momentet e tensionit deri në fund. Pacers arritën të merrnin avantazhin vendimtar katër minuta përpara fundit, kur kaluan në epërsi 107-100 dhe e menaxhuan këtë avantazh me qetësi deri në fitoren finale.
Bennedict Mathurin ishte ylli i mbrëmjes, duke shënuar 27 pikë, ndërsa Tyrese Haliburton kontribuoi me 22 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime. Basketbollistët kryesorë për Oklahoma, përfshirë Jalen Williams me 26 pikë, Shai Gilgeous-Alexander me 24 pikë dhe Chet Holmgren me 20 pikë, nuk mjaftuan për të ndihmuar skuadrën të ruante avantazhin.
Ky ishte një tjetër spektakël i madh basketbolli dhe tani Indiana Pacers do të kërkojë të konsolidojë avantazhin e saj në ndeshjen e katërt të serisë, që do të zhvillohet në Indiana të premten në mbrëmje.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
77.9%
-
Jo
14.9%
-
Nuk kam mendim
7.2%
Vota total: 610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti i Argjentinës ‘heq kostumin e zyrtarit’ dhe i këndon kryeministrit hungarez në Bordin e Paqes (VIDEO)
20 Shkurt, 10:40
-
Rama në Bordin e Paqes, Rada: Fjalim i guximshëm! SHBA ka dashamirësi për qeverinë shqiptare, përveç Berishës që e kanë non grata
20 Shkurt, 09:25
-
Hollywood në zi, ndërron jetë në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i 'Grey’s Anatomy'
20 Shkurt, 08:19
-
SHBA/ Trump urdhëron Pentagonin të bëjë publike dokumentet rreth jetës jashtëtokësore dhe objekteve fluturuese të paidentifikuara
20 Shkurt, 07:19
-
Kujtimi 'i hidhur' i presidentit amerikan! Ja kush është Jack Smith, prokurori që ndoqi penalisht Trumpin e që çoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë
19 Shkurt, 23:05
-
Skënder Minxhozi: Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë
19 Shkurt, 22:37
-
'Rama kthehet sot në Shqipëri'! Bordi i Paqes, gazetarja nga Uashingtoni: Mediat amerikane pasqyruan 3 momente kryesore nga mbledhja
19 Shkurt, 21:23
-
Ylli Pata: Pasojat politike të Rama-show në Washington
19 Shkurt, 20:14
-
Fatos Çoçoli: Rama në Uashington, paqja në Ballkan dhe drejtuesit e UÇK-së
19 Shkurt, 19:31
-
'Faleminderit, kryeministër' veteranët e UÇK-së falenderojnë Ramën për ngritjen e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së tek presidenti Trump
19 Shkurt, 18:57
-
Irani dhe Rusia zhvillojnë stërvitje detare, teksa SHBA rrit praninë ushtarake në Detin Arabik
19 Shkurt, 18:43
-
'Kemi punë për të bërë me Iranin', Trump: Nuk mund t'i lejojmë të kenë armë bërthamore
19 Shkurt, 16:15