Finalja e parakohshme e Champions League, statistikat e 'Klasikes' Man. City - Real Madrid

Finalja e parakohshme e Champions League, statistikat e 'Klasikes' Man. City - Real Madrid

Vinicius dhe Haaland

Manchester City dhe Real Madrid do përballen sot (11 shkurt) në orën 21:00 në play-off e Champions League. Dueli mes tyre është i katërti radhazi në fazën me eliminim të Champions, teksa 'Klasikja' padiskutim që mund të quhet edhe si një finale e parakohshme.

Disa statistika për përballjen e sotme:

Man. City kundër Realit të Madrid do të jetë ndeshja e katërt në historinë e Kupës së Europës/Champions League që do të luhet në katër sezone radhazi, pas Deportivo la Coruna kundër Juventusit (4 nga 2000-01 deri në 2003- 04), Chelsea kundër Liverpool (5 nga 2004-05 deri në 2008- 09) dhe Atletico Madrid - Real Madrid (4 nga 2013-14 deri në 2016-17).

Kjo do të jetë hera e 13-të që Man. City përballet me Real Madrid në Champions (4 fitore, 5 barazime, 3 humbje). Nga kundërshtarët që Reali i Madridit ka luajtur pesë apo më shumë herë në historinë e Champions, përqindja e fitoreve të Galaktikëve (25 përqind kundër “Qytetarëve”) është më e ulëta kundër çdo kundërshtari.

Pavarësisht se ka humbur vetëm tre nga 12 ndeshjet kundër tyre në kompeticion, City është eliminuar nga fazat me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve nga Reali i Madridit, më shpesh se nga çdo kundërshtar tjetër (3 herë).

Reali i Madridit e ka eliminuar 13 herë një klub anglez nga fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. “Galaktikët” kanë eliminuar 16 skuadra gjermane nga Champions, më shumë se nga çdo shtet tjetër.

Përtej të dhënave, sot në fushë do jenë përballë edhe dy filozofi futbolli të ndryshme; ajo e Pep Guardiolë kundër Carlo Ancelottit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit