Finalja e Tiranës, UEFA kërkesë tifozëve të cilët s’kanë bileta! Ultrasit e Romës: Respektoni qytetin pritës

Finalja e Tiranës, UEFA kërkesë tifozëve të cilët s’kanë bileta! Ultrasit e Romës: Respektoni qytetin pritës

Finalja e Conference League në Tiranë

Tifozët e Romës dhe Feynord prej ditësh kanë nisur përgatitjet për të qenë prezent në Air Albania për finalen e Conference League, ndërsa sëfundmi UEFA ka kërkuar që ata të cilët nuk kanë siguruar biletë të mos udhëtojnë drejt Tiranës, pasi nuk mund ta gjejnë atë në mënyrë të paligjshme.

Deri më tani është thënë se në Tiranë mund të vijnë deri në 90 mijë tifozë, por kjo është e pamundur nga ana logjistike, qoftë në rrugë ajrore, tokësore apo detare, përfshi edhe mungesën e hotelerisë për të pritur kaq shumë persona brenda një nate.

Në Shqipëri është i vështirë edhe transporti i tifozëve, pasi në Europë ky shërbim funksion me trena. Për këto arsye Roma po kërkon të marrë leje që të hapë stadiumin “Olimpico” më 25 maj ditën e finales dhe tifozët të ndjekin skuadrën e zemrës përmes dy monitorëve gjigantë.

Sakaq tifozët e Romës që do vijnë në Shqipëri kanë përpiluar edhe disa rregulla ku një ndër tyre është rrespekti ndaj qytetit që i mirëpret. “Tifozët e Giallorossi. Roma jonë, pas 31 vitesh, rikthehet për të luajtur një finale europiane. Mund të garantojmë që ata që do të jenë atje do të japin gjithçka për të përfaqësuar edhe ata që, për fat të keq, nuk mund të jenë atje. Ne kemi një takim me historine dhe duhet të jemi të denjë për të. Ndeshja si mysafir në Tiranë duhet të trajtohet në mënyrë korrekte, brenda dhe jashtë stadiumit, për arsye të dukshme. Disa rregulla të thjeshta që ju ftojmë të ndiqni: 1) shmangni lëvizjet vetëm ose në grupe të vogla: 2) mos sillni flamuj ose pankarta "personale": materiali do të sigurohet në vend: 3) pika e takimit nga e cila do të niset për të shkuar në stadium do të komunikohet më vonë: 4) tregoni respekt për qytetin pritës.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa