Zyrtare/ Shkarkuan De Rossin, Roma gjen trajnerin e ri! Akord deri në 2025 me të drejtë rinovimi

Zyrtare/ Shkarkuan De Rossin, Roma gjen trajnerin e ri! Akord deri në 2025 me të drejtë rinovimi

Daniele De Rossi dhe Ivan Juric

Klubi i Futbollit të Romës shkarkoi këtë mëngjes trajnerin Daniele De Rossi. Tre barazime dhe një humbje këto katër javë nuk i kanë mjaftuar drejtuesve të Romës për të mbajtur në punë një legjendë të klubit si DDR.

Tanimë Roma ka gjetur akordin dhe seancën e radhës stërvitore e drejtoi trajneri i ri, Ivan Juric. Tekniku mbylli marrëveshjen me Torinon verën e 2024 dhe është i lirë.

I kontaktuar nga Roma, Juric pranoi marrëveshjen edhe pse kishte rivalë emra si Max Allegri apo Jurgen Klopp, të përfolur nga mediet. Juric do drejtojë Romën të paktën për këtë sezon, me kontratën që parasheh një rinovim nëse gjithçka shkon si duhet.

49-vjeçari kroat ka drejtuar klube si Crotone, Genoa, Hellas Verona dhe Torino. 3-4-3 dhe 3-5-2, këto janë skemat që luan Juric, me një futboll sulmues duke i dhënë besim elementëve të rinj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë